Lotaria DV

Lotaria e Vizave të Diversitetit (ose Karta e Gjelbër) është një program i zhvilluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, i krijuar për të diversifikuar popullatën e Shteteve të Bashkuara përmes shtimit të mijëra individëve dhe familjeve nga kombe në mbarë botën. Falë programit të Lotarisë DV, rreth 55,000 aplikantëve u sigurohet një kartë e gjelbër amerikane, duke u ofruar qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara dhe një rrugë drejt shtetësisë amerikane. E organizuar tashmë dy herë në vit, kjo lotari përzgjedh në mënyrë të rastësishme midis aplikantëve nga vendet që nuk janë të përfaqësuar në popullatën e Sh.B.A-së, si rezultat i niveleve të ulëta të emigracionit.

Megjithëse karta e gjelbër nuk ju lejon të votoni ose të votoheni, ajo ju mundëson të jetoni, punoni dhe studioni si një qytetar amerikan. Pasi të keni mbajtur kartën tuaj të gjelbër për pesë vjet, do të keni të drejtë të aplikoni për shtetësinë e Shteteve të Bashkuara.

Procesi i Aplikimit të Lotarisë së Kartës së Gjelbër:

  • Zbuloni nëse ju kualifikoheni – Kryeni Falas Testin tonë të Kualifikimit..
  • Merrni rezultatet tuaja me një shpjegim të plotë dhe merrni përgjigje për çdo dhe të gjitha pyetjet tuaja.
  • Merrni llogarinë dhe fjalëkalimin e regjistrimit tuaj.
  • Hyni për të ndryshuar dhe kompletuar informacionin e llogarisë tuaj.
  • Dërgoni fotografitë e nevojshme personale dhe të çdo bashkëaplikanti.
  • Paguani një tarifë të vogël administrimi për krijimin e llogarisë suaj dhe për të përpunuar kërkesën tuaj.

Apliko tani

Emigrimi është një proces i ndërlikuar dhe aplikimi juaj meriton kujdesin e një ekipi profesionistësh të kualifikuar. Falë nesh, ju nuk do të duhet të shqetësoheni aspak për kërkesat dhe detajet e aplikimit. Ju mund të jeni absolutisht të sigurt se ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen tuaj dhe të familjes në lotari dhe për të optimizuar shanset tuaja për të fituar.

Gjatë procesit të aplikimit është e nevojshme që të dini se keni në krah dikë që i kupton nevojat tuaja. Ne do të jemi pranë jush në çdo hap për t’ju përditësuar me statusin e aplikimit tuaj dhe t’i përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Ne gjithashtu do të sigurohemi që ndryshimet e mundshme në aplikimin tuaj të përditësohen në rast të riaplikimit në Departamentin e Shtetit. Mos e humbisni mundësinë të bëheni një qytetar amerikan vetëm sepse keni harruar të ruani informacionin tuaj të mëparshëm. Ne do të sigurohemi që cdo ndryshim në familjen tuaj dhe të dhënat e tjera të nevojshme të plotësohen në llogarinë tuaj përpara se të riaplikoni.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo mundësi për ju dhe rolin tonë në procesin tuaj të aplikimit. Ne besojmë se sa më të informuar të jeni, aq më lehtë do të hidhni hapin e parë në procesin tuaj të aplikimit. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë një test FALAS të pranueshmërisë për të zbuluar nëse kualifikoheni në Lotarinë DV.

Testi Falas i Pranueshmërisë