Përvoja jonë
Me më shumë se dy dekada përvojë të kombinuar në dorëzimin e aplikimeve të kualifikuara në programin e Lotarisë DV, ne jemi gjithashtu të informuar për të gjitha ndryshimet, detajet dhe rregulloret e programit. Mijëra fitues të kartave të gjelbërta përgjatë viteve të fundit kanë dëshmuar se procesi mund të jetë shumë kompleks, dhe se është më e përshtatshme që të mbështeteni tek ekspertë profesionistë, të cilët kanë ndihmuar aplikantët të fitojnë Lotarinë DV në të kaluarën.
Një subjekt joqeveritar
Ne nuk jemi pjesë e qeverisë dhe nuk pretendojmë të jemi! Subjektet qeveritare nuk punojnë për ju, dhe për këtë arsye do të bëjnë përpjekjen minimale të nevojshme për të ndjekur udhëzimet, por asgjë më shumë. US DV Experts janë në anën tuaj, dhe ne do të bëjmë më të mirën për ju. Ne do të ofrojmë të gjtha rregullimet përfundimtare në aplikimin tuaj sipas kërkesave të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A. Ju thjesht mund të relaksoheni dhe të na lini të bëjmë punën e vështirë.
Shërbimi më i mirë i disponueshëm
Faqet publike të Departamentit të Shtetit ofrojnë regjistrimin falas për një kohë të shkurtër, por nuk do të merrni vëmendjen e individualizuar nga një ekspert i emigracionit.
Në US DV Experts, një subjekt privat jo i lidhur me qeverinë amerikane, ju do të keni në anën tuaj specialistët më të mirë të emigracionit me vite njohuri dhe përvojë. Ne ofrojmë shërbim 24-orësh në shumë gjuhë, përpara se të aplikoni, gjatë procesit, dhe pasi të fitoni kartën tuaj të gjelbër. Ju mund të regjistroheni 365 ditë në vit, duke ju garantuar se do të dorëzojmë aplikimin tuaj vetëm pasi ta kontrollojmë dhe rikontrollojmë atë për saktësi dhe pajtueshmëri me rregullat e Sh.B.A.
Për më tepër, ne punojmë vetëm me ofruesit më të mirë të sigurisë së të dhënave për t’u siguruar që privatësia dhe informacioni juaj janë 100% të sigurt dhe të mbrojtur çdo moment të çdo dite.
Çdokush mund ta përballojë
Qofshi një njeri biznesi i suksesshëm ose një student, një familje e madhe apo një person i vetëm, US DV Expert ofron shërbimet e tij të vlefshme për çmime simbolike, në mënyrë që secili të përballojë aplikimin. Kontaktoni me ne për të përshtatur aplikimin e duhur për ju.