Punët më të mira për mbajtësit e kartës së gjelbër

Si një mbajtës i kartaës së gjelbër, ju keni të drejtë të jetoni dhe punoni pa kufizim në Amerikë dhe të merrni punët më të mira. Kjo do të thotë që ju mund të bëni çdo punë që ju pëlqen, kudo në Sh.B.A. Kjo mund të rrisë ndjeshëm të ardhurat tuaja dhe të çojë përpara karrierën tuaj pasi tregu i punës në Sh.B.A është i madh dhe fitimprurës.

Si mbajtës i kartës së gjelbër, mund të krijoni çdo lloj biznesi në Amerikë. Kjo do të thotë që ëndrrat tuaja sipërmarrëse nuk janë më të kufizuara nga vizat – më në fund mund të krijoni biznesin tuaj të ëndrrave dhe të merrni fitimet e synuara.

Zhvillimi i Karrierës për Mbajtësit e Kartës së Gjelbër

Një gjë e rëndësishme është se si mbajtës i kartës së gjelbër keni të drejtën e arsimit në Amerikë. Kjo do të thotë që ju mund të aplikoni në çdo universitet për të vazhduar arsimin tuaj dhe, rrjedhimisht, karrierën tuaj.

Si mbajtës i kartës së gjelbër, ju përfitoni të njëjtat nivele tarifash për universitetin me studentët që janë rezidentë brenda shtetit. Këto pagesa janë dukshëm më të lira sesa tarifat që studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë. Një përfitim tjetër i kartës së gjelbër është që ju të mund të aplikoni për grante kërkimore, nëse dëshironi të bëni kërkime në fushën tuaj.

 

Në çfarë pune nuk duhet të aplikojnë mbajtësit e kartës së gjelbër?

Punët e vetme për të cilat nuk mund të aplikoni si mbajtës i kartës së gjelbër janë ato që kërkojnë që të jeni shtetas i Sh.B.A.-së (për arsye sigurie) – këto punë janë të pakta.

APLIKO TANI

Paga dhe ecuria e tregut të Punës në Amerikë

Nëse jeni duke menduar të aplikoni për një kartë të gjelbër, ju mund të dëshironi të zbuloni se cilat janë nivelet e pagave në Sh.B.A. Më poshtë kemi renditur disa punë të zakonshme dhe pagën e pritshme për to. Ne kemi renditur gjithashtu (aty ku është e mundur) shkallën e kërkesës së punësimit për atë punë, për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë tregun. është më mirë që të zgjidhni arsimin dhe rritjen profesionale në ato fusha ku punësimi është në rritje.

 

Inxhinier Ndёrtimi

Mesatarisht një inxhinier ndërtimi fiton $ 83k në vit, me pagat që variojnë nga 53k në 133k $ në vit. Rritja e tregut për inxhinierë ndërtimi vlerësohet me 8.4%.

APLIKO TANI

Mjek

Paga mesatare për një mjek/doktor është 186k dollarë në vit. Sidoqoftë, ka sektorë të ndryshëm të shëndetësisë. Për shembull, një mjek i familjes, mesatarisht, fiton $ 190k në vit dhe rritja vlerësohet në 10.2%. Një urolog, nga ana tjetër, ka një pagë mesatare prej $ 206k dhe tregu vlerësohet të rritet me 14.9%. Duhet të dini se nëse jeni edukuar dhe trajnuar jashtë vendit, mund t’ju duhet licencim shtesë për të qenë në gjendje të praktikoni mjekësi në Sh.B.A.

 

Parukier

Berberi/Parukieri mesatar fiton 24k dollarë në vit në SH.B.A. Sidoqoftë, pagat fillojnë nga rreth 18k dollarë në vit dhe shkojnë deri në 49k dollarë në vit, në varësi të vendit ku punoni. Nëse trajnoheni për t’u bërë stilist në një sallon luksoz, mund të fitoni shumë më tepër sesa të punoni si stilist i ri në një sallon të vogël lagjeje. Ju gjithashtu keni mundësinë e krijimit të sallonit tuaj. Rritja e kërkesës për parukierë vlerësohet në 9.8%.

 

Trajtues thonjsh

Një trajtues i thonjve në SH.B.A. fiton mesatarisht 22k dollarë në vit, me pagat që fillojnë nga rreth 19k dollarë dhe shkojnë deri në 33k dollarë. Nëse jeni duke kërkuar të trajnoheni në këtë sektor, të punoni si një trajtues i thonjve mund të jetë një pikënisje e mirë në SH.B.A. Rritja për tregun e punës për këtë sektor vlerësohet në 10.3%.

APLIKO TANI

Mësues

Niveli i pagës për mësuesit ndryshon në varësi të lëndës dhe shkollës ku punojnë. Sidoqoftë, mesatarisht një edukator i kopshtit siguron 52k dollarë në vit, një mësues i shkollës 9-vjeçare (nivelit bazë) $ 55k në vit dhe një mësues i shkollës së mesme 58k $ në vit. Rritja e tregut për mësuesit pritet në 5.8%. Duhet të dini se mund të nevojitet të bëni studime të mëtejshme në Amerikë për t’u miratuar e drejta për të dhënë mësime në një shkollë.

 

Mësues ndihmës

Nëse jeni duke kërkuar të punoni si një mësues ndihmës, mund të prisni të fitoni rreth 25k dollarë në vit. Rritja e pritshme për tregun e punës për asistentët e mësimdhënies është 6.4%.

 

Infermier

Infermieri mesatar në Amerikë fiton 66k dollarë në vit. Sigurisht, ju mund të specializoheni më tej si infermier dhe të rrisni të ardhurat tuaja – në këtë rast pagat shkojnë deri në 96k dollarë në vit.

 

Kamarier

Kur transferoheni në një vend të ri dhe keni nevojë për të gjetur sa më shpejt një punë, kamarieri është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar. Nëse do ta bëni këtë jë profesion tuajin dhe do të trajnoheni më tej, duhet të dini që si pikënisje mund të fitoni 17k dollarë në vit, me mesataren 20k dollarë në vit dhe pozicionet më të larta të punës që sjellin $ 38k në vit.

 

Taksist

Përveç kompanive të taksive, tashmë mund të punoni si shofer edhe për shërbime të tilla si Uber dhe Lyft, qoftë për të fituar të ardhura shtesë ose për t’i pasur ato si një karrierë me kohë të plotë. Lajmi i mirë është që tregu në këtë sektor është në rritje – pritet të rritet me 13.1%!

Një shofer taksie fiton mesatarisht 24k dollarë në vit, por paga fillestare është 19k dollarë, duke shkuar deri në 39k dollarë.

 

Kontabilist

Një kontabilist fiton mesatarisht 68k dollarë në vit dhe tregu pritet të rritet me 10.7%!

 

Financier

Një financiar përfiton një pagë të mirë në Sh.B.A. – të ardhurat mesatare janë 121k dollarë në vit dhe tregu pritet të rritet me 6.8%.

 

APLIKO TANI